Daçiq: Edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

0

Republika e Naurusë ka vendosur sot ta tërheq njohjen e Kosovës, sipas Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Republika e Naurusë ka vendosur sot ta tërheq njohjen e Kosovës dhe do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet diplomatike që kishte deri më tani me Kosovën, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai për “Tanjug” ka thënë se në notë, të cilën ia dorëzoi zëvendës ministri i jashtëm i Naurusë, tek ambasada serbe në Australi, thuhet se Republika e Naurusë ka rënë në përfundim se vendimi për njohje ishte në shkelje me principet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

“Në notë thuhet se Republika e Naurusë ka analizuar vendimin për njohjen e Kosovës dhe ka vendosur ta tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet diplomatike me Kosovën që kishte deri më tani”, deklaroi Daçiq.

“Nëse sot llogarisim edhe notën nga Nauru, aktualisht gjendja është 95 mos njohje, 93 njohje dhe 5 shtete me status të apstenuar. Do të vazhdojmë aktivitetin tonë në përputhje me instruksionet e presidentit Vuçiq i cili ka për synim mbrojtjen e interesave shtetërorë dhe nacionale në mbrojtje të integritetit tonë territorial”, u shpreh ai.

Comments are closed.