Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se as Sherlok Holms nuk do të kishte mundur të kuptojë se sa vende ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton koha.mk
Siç informon “Blic”, mund të thuhet se numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës ka rënë nën 100 sepse krahas v endeve që kanë tërhequr pavarësinë, ka edhe të atilla që nuk votojnë për Kosovën, mes të cilave Egjipti, Peruja ose Omani.
“Është shumë e vështirë të përcaktohet se sa vende me të vërtetë kanë njohur Kosovën. Atë as Sherlok Holms nuk mund ta përcaktojë. Tek një numër i caktuar i vendeve nuk ekziston asnjë vendim”, është shprehur shefi serb i diplomacisë.
Në listën e Prishtinës për vendet që kanë njohur Kosovën janë edhe Nigeria dhe Uganda, gjë që nuk është e vërtetë, thekson Daçiq.
“Harroni listën prej 116 vendeve”, ka thënë ministri.
Sipas pohimeve të autoriteteve serbe, deri tani 13 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan Blic.