Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, reagime të shumta në lidhje me dialogun ka pasur nga serbët gjatë këtyre dy ditëve.
Pasi Kosova po kërkon që në dialogun me Serbinë të ketë rol më të madh Amerika, tani edhe serbët po dalin me një ide rreth zgjidhjes së problemeve, ata tani po kërkojnë që edhe Kina dhe Rusia të përfshihet në këtë, njofton gazetametro.net.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë sot se një zgjidhje e pranueshme për Serbinë dhe për Kosovën do të ishte marrëveshja mes ‘treshes së madhe’, të cilat sipas tij janë SHBA, Rusi, Kinë.
Dacic po kërkon që procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit të kalohet tek fuqitë e mëdha tani e tutje.
“Do të ishte e dobishme për procesin e dialogut dhe mund të shfaqet shpresa që ndoshta mund të arrijmë një zgjidhje të pranueshme që nëpërmjet këshilluesve tanë të fuqishëm Rusisë dhe Kinës mund t’i japim garanci Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Dacic.
Ndërkohë pas situatës së fundit në OKB, serbët kanë reaguar ndaj BE’së duke e parë si BE’ja nuk mund ti jap një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.