Përkufizimi apo “Razgraničenje” është propozimi zyrtar i diplomacisë serbe që do t’i prezantohet delegacionit kosovarë në Bruksel.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic është ndalur të flas para gazetarëve lidhur me çështjen e Kosovës, i cili shkurt ka thënë “që bisedimet për kufizimin e kufirit me Kosovën është pozicioni zyrtar i Qeverisë së Serbisë që mendon me këtë të zgjidh problemin e Kosovës. Kjo është oferta e jonë zyrtare”, ka thënë Dacic për Kurir.rs, transmeton Gazeta Metro.
Sa i përket kësaj ideje, Dacic shton se ky skenar për zgjidhjen përfundimtare me Kosovën është propozuar nga Presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe për këtë ide do të diskutohet seriozisht në Bruksel.
“Kur kemi filluar të negociojmë me Prishtinën, kanë ekzistuar vetëm dy opsione 1) ose Kosova autonomi, 2)ose Kosova e pavarur. Përkufizimi është një ide kompromisi”, ka thënë Dacic duke aluduar se ide tjera do të jenë të pranueshme gjatë zhvillimeve të bisedimeve në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.
“Ndoshta ka edhe ide të tjera, mbi të cilat mund të arrihet kompromis me Kosovën”, ka shtuar Dacic duke bërë me dije se janë të hapur për skenare dhe variante të reja.
Ai thotë se çdo marrëveshje me Kosovën është e mundshme nëse pajtohen të dy palët, sikurse Prishtina ashtu edhe Beogradi.