Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, nuk e la pa provokuar edhe një herë rreth tërheqjes së njohjeve ndaj Republikës së Kosovës. Ai ka treguar për punën e tij kundër Kosovës atje, transmeton gazetametro.net Dacic ka thënë se po bisedon me vendet të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, Dacic ka kërkuar nga këto vende që ta tërheqin njohjen për Kosovën.
Dacic ka thënë se shumë shpejtë të gjitha vendet do ta tërheqin njohjen për Kosovën dhe se të vetmet vende që do të vazhdojnë ta njohin do të jenë Tirana dhe Prishtina. Ministri i Jashtëm i Serbisë këso deklarata i ka pasur edhe më herët nga vizitat në shtetet afrikane, por kanë rezultuar si të pasakta dhe të pa qëndrueshme.