Është vështirë të flitet për hapa të mëdhenj në të ardhmen e afërt për dialogun e Beogradit e Prishtinës, para së gjithash për shkak të Prishtinë dhe zgjedhjeve për administratën e re evropiane, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic.
Dacic ‘është i sigurt’ se nuk do të ketë lëvizje rreth taksave deri sa të përfundojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Haradinaj ka shenja nga disa vende evropiane që të pritet me këtë. Disa këtë e thonë publikisht. Po flas për Britaninë e Gjermaninë. Nuk mund të them se ato janë më përgjegjëset (për ngecjen e dialogut), por po e mbajnë baraspeshën, po e mbështesin Haradianjn për dallim nga Thaçi”, ka thënë Dacic në Ditarin e televizionit shtetëror serb RTS.
Ai ka thënë se ka një pjesë të administratës amerikane e cila e mbështet këtë, sidomos në Kongres, por “nuk dyshoj se administrata e Trumpit dëshiron marrëveshje, sepse kjo për ta është një poen politik”, ka thënë Dacic.
Duke përmendur vonesën e krijimit të AKS-së, Dacic ka thënë se para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit Serbia ka pasur tri kërkesa – që Kosova të mos jetë anëtare e organizatave ndërkobëtare, që në veri policia të jetë serbe për nga përbërja dhe se kurrëfarë forcash të armatosura nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it dhe kryetarët të jenë serbë në komunat në veri të Kosovës.
Sipas tij, “kanë ndodhur një varg gjërash të cilat janë larguar nga esenca e Marrëveshjes së Brukselit” dhe se “është krijuar situata në të cilën nga Serbia kërkohet të vazhdojë dialogu pa marrë parasysh të gjithave.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt se a mund të arrihet marrëveshja me Kosovën brenda pesë vitesh dhe se e tëra varet nga ajo se “a do të bëjë bahskësia ndërkombëtare presion mbi Prishtinën”. Sipas tij. Serbi është për “pengimin e konfliktit të ri në Kosovë dhe të ketë stabilitet regjional dhe për shkak të Avancimit të Serbisë drejt BE-së”.
Ai ka thënë se Serbia nuk do të lejojë një “Stuhi” në veri të Kosovës, ndërsa duke komentuar deklaratë e komandantit të forcave ajrore amerikane në Evropë Tod Daniel ëolters se prania amerikanë në Kosovë është e nevojshme për t’u shtuar rezistenca ndaj ‘kërcënimeve të jashtme malinje’. Dacic ka thënë se amerikanet i konsiderojnë forca malinje edhe Rusinë e Kinën.
Ai ka ‘porositur’ komandantin amerikan ‘të pushojnë se marruri me luftën e yjeve’ dhe se sipas tij, ndikim malin është Shqipëria, “e cila do ta thithë Kosovën”, transmeton “Danas”.