Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nëse në dialogun Kosove-Serbi do të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë në krah të vetë.
“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, tha Daçiç për mediat serbe.
Ndërkohë po këto media shkruajnë se autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se që nga janari e deri në fund të pranverës, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të hyjë në një fazë të re në të cilën do të përfshihet edhe Uashingtoni.
Por pavarësisht lajmeve nga Prishtina, Daçiç theksoi se Beogradi do të jetë plotësisht i përkushtuar për dialog, vetëm atëherë kur Kosova të heqë taksën 100% që ka vendosur për mallrat serbe pas presioneve për vota kundër përfshirjes së Kosovës në Interpol.