Beograd, 21 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se SHBA-të e kanë ndryshuar politikën ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, por se nuk pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata nuk do ta ndryshojnë politikën lidhur me njohjen e Kosovës, por nuk është gjithçka bardh e zi. Unë nuk pres se kështu do të përfundojë, kur bëhet fjalë për luftën e Kosovës. Me më rëndësi është të hapet dera e dialogut, pasi deri para disa muajsh, SHBA-të kanë pasur qëndrim se nuk kanë se për çka të bisedojnë”, ka thënë sot Daçiq për Televizionin e parë serb. Sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, Daçiq tha se nuk do të mbetet kështu. “Nuk pres të përfundoj në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës” u shprehë ministri serb. Daçiq ka folur edhe për idenë e Amerikës për tërheqjen e UNMIKUT nga Kosova, ku doli kundër, transmeton Indeksonline.
“Amerika mund të shkruaj aq sa dëshiron, nuk ka ndryshim të rezolutës 1244 derisa Këshilli i Sigurimit nuk pajtohet. Meqë nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë” u shprehë ai. Ai foli po ashtu edhe për takimin e tij në Austri ku sipas tij Vjena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Daçiq komentoi deklaratat e Ministrit Nenad Popoviç se dialogu duhet të ndalet nëse Prishtina nuk heq dorë nga themelimi i ushtrisë. Sipas Ivica Daçiq deklarata të tilla nuk duhet të bëhen pa u konsultuar me Presidentin.