Serbia “dëshiron të ruajë veprimin e saj delikat” midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, shkruan “Reuters” duke cituar kështu deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. “Ajo që nuk duam është që dikush të tërheqë karrigen tonë nga ne… ajo që është e rëndësishme është të shohim se çfarë është në interesin tonë më të mirë”, tha Daçiq. Gjithashtu “Reuters” kujton se zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee kohët e fundit duke iu drejtuar Beogradit tha se nuk mund të ulen në dy karrige në të njëjtën kohë, kjo deklaratë shkaktoi kritika të ashpra nga politikanët serbë, raporton “B92”. Daçiq, gjithashtu, “e krahasoi kundërshtimin e Serbisë me pavarësinë e Kosovës ndaj refuzimit të Spanjës për referendumin e Katalonjës për shkëputjen”. “Nëse Spanja mund të luftojë për konceptin e Katalonjës atëherë ne serbët mund të luftojmë për vendin tonë”, tha ai.