Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot në Beograd se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasur dhe shtoi se Kosova është një Jeruzalem serb, raporton “Novi Magazin” transmeton zeri.info
Në konferencën me rastin e 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe ish-Jugosllavisë, respektivisht Serbisë, Daçiç tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jerusalemi ynë”, tha Daçiç në një fjalim hyrës.
Ministri serb tha se “vlerësimi personal” i tij është se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në kohën e ish-Jugosllavisë ishte një gabim i madh.