Ministri i Jashtëm Ivica Dacic ka thënë se deklaratat e djeshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Pejë ‘vranë konceptin e bashkëpunimit rajonal’, duke shtuar se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në takimin e ardhshëm të Ballkanit Përendimor do të kërkojnë që të gjithë të deklarohen nëse do respektojnë apo jo parimet e bashkëpunimit rajonal, transmeton Gazetametro.net.
“Në takimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, ne do të kërkojmë që të deklarohen të gjitha shtetet nëse do të respektojnë apo jo parimet e bashkëpunimit rajonal “, tha Dacic.
Dacic këto deklarata i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të BeH, Igor Crnatkova.
Ai gjithashtu përmendi se Serbia dhe BIIH veprojnë së bashku, për shkak se sipas tij Kosova ka shkelur një nga liritë themelore të BE-së, e cila është hapësira e përbashkët ekonomike, dhe njëkohësisht tha se presin reagime të qarta dhe specifike të komunitetit ndërkombëtar.
Tutje, ai thotë se nuk ka negociata të mëtejshme me Prishtinën deri sa të zgjidhet çështja e taksës.
“Nëse BE dhe SHBA nuk mund të ndikojnë Kosovën, atëherë unë nuk e di se për çka duhet të flasim”, tha Dacic.
Dacic tha gjithashtu se futja e një tarife prej 100 për qind për produktet e Serbisë nuk mund të përkufizohet si një masë politike apo ekonomike, është armiqësia e qartë e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe S S P-së.
Ai fuqimisht dënoi deklaratën e zyrtarëve shqiptarë, si dhe ngjarjet e djeshme në Pejë, mbeldhejn e përbashëkt të dy qeverive.
“Imagjinoni sikur të kishte një takim të përfaqësuesve të Serbisë dhe Republikës Serbe me mesazhe të tilla, se do të punojmë në unifikim, me momente teatrore si shqiponja në flamur, njëqind për qind në foton e Ramës dhe të një ministri, deklarata e Ramës 100 për qind taksë në veri dhe zero në jug, “tha Dacic.
Ai ka thënë se Serbia nuk është e gatshme të marrë pjesë në farsë dhe për të folur për ndonjë gjë, derisa është në fuqi tarifa.