Marrëveshjet e para për shfrytëzim të mjeteve nga Programit IPARD 2 në vlerë të përgjithshme prej 10 milionë eurosh Ministria dikasteriale paralajmëron se do të nënshkruhen deri në fund të qershorit ose fillimit të korrikut të këtij viti dhe të shfrytëzohen 100 për qind. Me thirrjen e parë për IPARD 2, të publikuar sot, bujqit deri më 23 qershor të këtij viti mund të aplikojnë për investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore, për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut dhe për diversifikim të fermave dhe zhvillim të biznesit.
“Me realizimin e IPARD 2 që i dedikohet për periudhën 2014 deri në vitin 2020 është vonuar dy vite, por si institucione kompetente i ndërmorëm të gjithë hapat që 60 milionë euro të parapara t’i shfrytëzojmë 100 për qind. Duke pasur parasysh se pamjaftueshëm u shfrytëzuan mjetet nga Programi IPARD 1 jemi të gatshëm që programin IPARD 2 shfrytëzojmë 100 për qind. Pesë milionë euro të parapara për vitin 2014 dhe pesë milionë euro për vitin 2015 duhet t’i shfrytëzojmë deri në fund të vitit 2018”, tha në konferencën për shtyp ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov. Me këtë program, potencoi, bujqit do të marrin kthim të 60 për qind nga investimi.
Për realizim të suksesshëm të mjeteve të planifikuara është formuar ekip profesionist nga 80 inxhinierë agro dhe afarist të cilët para ekonomive bujqësore tanimë i kanë prezantuar kushtet dhe mundësitë për aplikim, ndërsa duhet t’u ndihmojnë edhe gjatë përgatitjes së aplikacioneve. Janë përgatitur, theksoi Cvetkov, edhe projekte tipike në të gjithë sektorët të cilët bujqit do t’i marrin falas. “Vendosëm edhe fond garantues përmes të cilit janë siguruar 26 milionë dollarë, ndërsa me të cilët do të garantohet 50 për qind nga hipoteka. Për çdo projekt deri në 500.000 euro edhe nëse interesi është deri në 8 për qind do ta financojmë me 50 për qind përmes Programit për zhvillim rural”, tha Cvetkov.
Siç informoi drejtori i Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë Igor Zllatkov, nga 68 milionë euro me Programin IPARD 2, 38 milionë euro janë për investime materiale në ekonomitë bujqësore dhe prodhimet bujqësore dhe të peshkut, ndërsa të tjerat për diversifikim të mjediseve rurale. “Me thirrjen e parë nga Programi IPARD 2 janë në dispozicion 12 milionë euro për investime në ekonomitë bujqësore, 11 milionë euro në prodhime bujqësore të peshkut, ndërsa tre milionë euro në diversifikimin e mjediseve rurale. Për dallim nga më parë, tani në vijim të aplikimit me ndihmën e të punësuarve në MBPEU-së dhe këshilltarëve nga Agjencia për një kohë të shkurtër aplikuesi do të ketë informatë se çka duhet të plotësojë në dokumentacion dhe se nëse do t’i aprovohet. Shpresojmë në realizim 100 për qind, ndërsa këto të holla nuk do të jenë të mjaftueshme duke gjykuar sipas orekseve të ekonomive bujqësore të cilët dëshirojnë të aplikojnë për të gjithë tre masat”, tha Zllatkov.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur mund të pritet pagesa e subvencioneve të mbetura për bujqit, Cvetkov përsëriti se ngecja është për shkak të kolizionit të ligjit për zgjedhje dhe për bujqësi dhe zhvillim rurale, dhe se në takim në Ministrinë e Financave do të kërkohet zgjidhje e problemit. “U dakorduam që Agjencia pagesore deri më 31 maj t’i përgatisë vendimet për pagesë të subvencioneve deri në vitin 2016 dhe të dorëzohen në arkën për pagesë. Për vitin 2015 veçmë janë dorëzuar dhe me mënjanimin e pengesave ligjore bujqit do t’i marrin subvencionet”, tha Cvetkov, duke theksuar se për pagesë mbeten mbi 50 milionë euro.
I pyetur se nëse për shkak të funksionimit teknik të Qeverisë do të ketë pengesë ligjore për pagesë të dëmeve nga temperaturat e ulëta për të mbjellat e pemëve dhe vreshtave, për çka në terren janë komisione për vlerësim, Cvetkov informoi se komisionit qeveritar sot duhet të përgatisë dhe nesër në seancë qeveritare të propozojë zgjidhje adekuate juridike.