Shkup, 8 janar – Skuadra e Renovës ashtu siç e kishte paralajmëruar që më parë sot startoi me përgatitjet dimërore, ndërsa seanca e parë u realizua në Qendrën Sportive në Tetovë. Ekipit pas rikuperimit i është bashkuar Xhelil Abdulla, ndërsa sipas asaj që arritëm të kuptojmë, emra të rinj janë Dejan Cvetanoski, i cili vjen nga KF Pobeda dhe braziliani nga radhët e KF Pelister, Dos Santos Silva, por ky i fundit ekipit do ti bashkëngjitet më 12 janar.
Derisa, thuhet se drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim do të ofrojnë edhe përforcime tjera. Cekim, në Tetovë bardhekaltërit do të stërviten deri më 21 janar, ndërsa një ditë më vonë ekspedita do të shpërngulet në Ohër, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve. Gjithashtu janë planifikuar që të zhvillohen edhe ndeshje kontrolluese me skuadrat si Vëllazërimi i Kërçovës, Javori dhe Maçva nga Serbia.