Patrick Cutrone do të rikthehet në Serie A më shpejt se që kishte menduar. Sulmuesi italian iu bashkua ekipit anglez Wolverhampton Wanderers në verë për 18 milionë euro nga Milani. Por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar siç është më së miri pasi lojtari ka hasur në vështirësi të ambientohet me futbollin anglez.
21-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat, por pa mundur të gjej më shumë se tri herë rrjetën. Kësisoj lojtari po mendon rikthimin në Serie A si huazim gjashtë mujor. Calciomercato ka raportuar se tri skuadra elitare janë interesuar për shërbimet e ish-milanistit. Fiorentina, Torino dhe Bologna janë skuadrat që duan huazimin e lojtarit deri në verë.