Mëngjesin e së martës do të luhet finalja e pestë play off në NBA mes skuadrës së Golden State Warriors dhe Boston Celtics. Barazim 2-2 pas katër ndeshjeve të para, ndërkohë që tani sfida për titullin kampion bëhet edhe më interesante.
Stephen Curry, ylli i Warriors (3 herë kampion në NBA), ka qenë protagonist në ndeshjen e katërt me 43 pikët e realizuara në fushën e Celtics. Ai kërkon nga skuadra që të ruajë këtë ritëm edhe në ndeshjen e radhës, para publikut të saj.
“Është koha që të mos bëjmë më gabime, sidomos në fushën tonë. Çelësi i suksesit është mbrojtja dhe kjo duhet të na ndihmojë edhe në sfidën e radhës. duhet të shfrytëzojmë përvojën në ndeshje të tilla dhe të fitojmë”, tha Curry.