Shkup, 3 prill – Trajneri i përfaqësues së Maqedonisë në boks Petar Çurlinov ka bërë publike listën e boksierëve (kadet) të cilët do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Emil Zheçev”. Trajneri Çurlinov, për këtë turne nuk ka ftuar boksierin e KB Shkupi, Ardijan Azemi, i cili është kampion shtetëror në kategorinë e tij +80 kg.
Me këtë rast ka reaguar trajneri i KB Shkupi Naser Haruni. “Talenti i KB Shkupit Ardijan Azemi 80+ kg. u la anësh nga seleksionuesi i Maqedonisë, për turneun ndërkombëtar të boksit ‘Emil Zhechev’ për Kadet që do të mbahet në Sofje Bullgari. Arsyeja është nuk e njeh, po normal si do ta njeh kur nuk ka kundërshtar në Maqedoni, krejt luftërat Ardijani i ka jashtë Maqedonisë dhe gjitha i ka fitore”, ka shkruar Haruni në profilin e tij në “Facebook”. Ndryshe në ekipin përfaqësues të Maqedonisë, trajneri Çurlinov ka ftuar tre boksier – Eles Asanov (-52 kg. Bargalla), Gjoshe Gjoshev ( -54 kg. Pink Panter) dhe Alpaj Demirov (–60 kg. Bargalla).