Shkup, 4 qershor – Gjykata Administrative në mbledhjen e mbajtur më 7 maj të vitit 2020, miratoi vendimin me të cilin aprovohet padia e paditësit – Ministria e Punëve të Brendshme, e përfaqësuar nga ministri Naqe Çulev, ndërsa vendimi i Qeverisë me të cilin u anuluan sistematizimet e vendeve të punës në MPB, shfuqizohet, raporton gazeta “KOHA”.
Padia e ministrit të Brendshëm, Çulev kishte të bënë me vendimin e Qeverisë të miratuar në fillim të muajit shkurt, me të cilin u anuluan gjithsej 88 vendime për sistematizim të vendeve të punës të nënshkruara nga ministri i Brendshëm, Nake Çulev. Me këtë vendim të Gjykatës Administrative, vërtetohet se lëndët e kontestuara për sistematizim të ministrit Çulev janë marrë në pajtueshmëri me normat dhe aktet ligjore.
“Vendimi i Gjykatës Administrative është edhe një dëshmi për politikat e gabuara, të cilat i aplikon Qeveria, ndërsa të cilat janë në kundërshtim me ligjet, por edhe dëshmisë pas gjitha vendimeve të Qeverisë që lidhen me Ministrin e Brendshme, ka edhe motive politike”, deklaroi ministri Çulev. (koha.mk)