Shkup, 29 qershor – Thirrja e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, udhëheqësit të partisë që më emëroi për ministër të Punëve të Brendshëm dhe këshilltarit tim, sepse ata shkelën vendim qeveritar që ndalonte qëndrimin në objekt të mbyllur, vetëm tregon se çfarë po arrihet, kur erdha në këtë pozicion erdha për drejtësi joselektive, tha ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai informoi se Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, ftoi Mickoskin dhe këshilltarin e tij për në bisedë informative, të cilët e pranuan gabimin për shkak se nuk e kanë ditur.
Çulev, në këtë drejtim, theksoi se në të ardhmen do të thirret jo vetëm si në rastin konkret Mickoski dhe këshilltari i tij, Lupço Andonovski, por të gjithë ata që do të shkelin ligjin.
I pyetur nëse Andonovski do të shkarkohej nga puna, ministri Çulev tha që duhet parë se si do të përfundojë procedura.