Shkup, 28 mars – Masat dhe rekomandimet e miratuara të Qeverisë, në përgjithësi po respektohen nga ana e qytetarëve në territorin e të gjithë shtetit. Ata janë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për kompleksitetin e gjendjes në të cilën ndodhemi dhe për rëndësinë e respektimit të masave në këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe periudhën në të cilën ndodhemi, informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi, raporton Koha.mk
“Institucionet kompetente për momentin po ndërmarrin masa për përshtatjen e objekteve të cilat do të dedikohen për qytetarët të cilët nuk do t’i respektojnë masat për izolim dhe vetizolim, ndërsa të cilët do të vendosen në pajtime me vendimet e Qeverisë në karantinë në llogari të veten”, potencoi Çulevi.
Ministri informoi se masa për përkufizim të lëvizjes nga miratimi më 22 mars, nuk e kanë respektuar 502 persona, prej të cilëve numri më i madh, gjegjësisht 459 persona janë të moshës prej 18 deri 67 vjet. Prej tyre 26 persona janë të moshës deri 18 vjet, ndërsa 18 persona janë mbi 67 vjet. Në 24 orët e fundit 94 persona nuk e kanë respektuar masën të përkufizimit të lëvizjes.
Ministri informoi se janë parashtruar gjithsej 123 kallëzime penale për mosrespektim të masës për ndalesë të lëvizjes dhe 12 njoftime me të cilat janë përfshirë 158 kryerës për gjithsej 144 vepra penale.
Nga fillimi i masave deri më tani ka 1.620 vendime për izolim prej të cilave në 24 orët e fundit janë lëshuar 90. Nga aspekti i bashkëpunimit të MPB-së dhe Armatës tashmë është hartuar plan operativ titulli i të cilit është “Armata në mbështetje të policisë”. (koha.mk)