Shkup, 13 shkurt – Kolegët në MPB duhet ta respektojnë parimin e hierarkisë në MPB, nëse nuk e bëjnë këtë do të përballen me përgjegjësi disiplinore, porositi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili ishte për vizitë në SPB Shkup.
Në takimin me udhëheqësinë në SBP Shkup, është biseduar edhe për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe rreth telegramit që dje Çulevi dje e lëshoi.
“Qëllimi është të sqarohet se ministri është ai që udhëheq me MPB-në dhe ai është i angazhuar për udhëheqje konform ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore me lëshimin e vendimeve, risistemim dhe të gjitha aktivitetet e tjera në ingerenca të MPB-së”, deklaroi Çulevi pas takimit në SBP Shkup, ministri Çulev.
Sfidat e sigurisë në periudhën e ardhshme në rajonin e SPB Shkup, para së gjithash përballje me me krimin, ndeshjen me rrezik të lartë midis përfaqësuesve të futbollit të shtetit tonë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjithashtu kanë qenë në fokus së bisedimeve të takimit të sotëm të ministrit Çulev me personat drejtues në SPB Shkup.
“Në rajonin e SPB Shkup sfidat më të mëdha të sigurisë janë kundërvajtjet pronësore dhe krimi, përfshirë edhe tregtinë e paligjshme me narkotikë. Në periudhën e ardhshme do të ndërmerren masa dhe aktivitete intensive në drejtim të identifikimit të kryerësve dhe shkatërrimin e këtyre strukturave kriminele”. potencoi Çulevi.
Lidhur me shkrimet në disa media sllovene për financimin e mediave të Maqedonisë së Veriut nga ana e kompanive hungareze të afërta në Qeverinë e Viktor Orbanit, ministri Çulev informoi se deri më tani deri në MPB nuk është parashtruar kurrfarë raporti apo dëshmi të caktuar materiale, që do të ishin konfirmuar shkrimet e gazetave sllovene. (koha.mk)