Çulev: Po kontrollohet nëse Vlladimir Pançevski e ka lëshuar shtetin

36

Shkup, 14 korrik – Pas vendimit të Gjykatës në Veles për paraburgim të ish kryetarit të Gjykatës Penale Shkup, Vlladimir Pançevskit, i cili akuzohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS, policia e Shkupit tri herë nuk e ka gjetur të akuzuarin në adresën e tij, bëri të ditur sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, duke sqaruar se për këtë gjendje është informuar edhe SPB Veles.

“Për Pançevskin është shpallur urdhërarrest. Momentalisht kryhen edhe kontrolle operative që të konfirmohet nëse personi zyrtarisht e ka braktisur shtetin” deklaroi Çulevi në konferencë për shtyp.

Gjykata në Veles të premten i caktoi paraburgim ish kryetarit të Gjykatës penale, Vlladimir Pançevskit, për shkak të  mospjesëmarrjes në seancën për lëndën AKMIS. Në këtë seancë, gjithashtu, nuk ka qenë i pranishëm as mbrojtëse i tij.

Comments are closed.