Shkup, 18 shkurt – Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev përgënjeshtron se dëshiron të japë dorëheqje nga funksioni.
Nëpër disa media, sonte u përhap lajmi se Çulev nga VMRO-DPMNE-ja, në shenjë solidariteti me ministren teknike të Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi të cilën e shkarkoi Kuvendi, është përgatitur që vetë të dorëzojë dorëheqje deri tek kryeministri teknik Oliver Spasovski.(koha.mk)