Shkup, 5 shkurt – Ministri i Punëve te Brendshme, Naqe Çulev, nuk e sheh problematike angazhimin si këshilltar të Sinisha Aleksovskit, ish-këshilltarin për siguri të ish-presidentit Gjorgje Ivanov. Për ministrin Çulev, nuk paraqet problematikë që afër vetes ta ketë një këshilltar siç është Aleksovskit, (i punësuar në Agjencinë për Zbulim) i cili në dekadën e fundit përmendet në më shumë procese gjyqësore. Në pyetjen e gazetës KOHA, se vallë ende insiston në angazhimin e Aleksovskit, si këshilltar ai tha se është e vërtetë se kanë dorëzuar marrëveshje deri te Agjencia për Zbulim, për marrjen e këtij nëpunësi në Ministrinë për Punë të Brendshme.
“Megjithatë ndaj tij Sinisha Aleksovskit nuk është iniciuar asnjë procedurë penale, aq më pak është i akuzuar në ndonjë rast deri më tani. Pra, gjithçka tjetër janë insinuata në media rreth integritetit të tij. Ai deri tani as që është i dënuar për ndonjë vepër”, tha Çulev.