Çulev: Gjithsej 27.326 kundërvajtje për mosmbajtje të maskave, nga të cilët 444 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit

22

Shkup, 7 korrik – Nga ana e nëpunësve të policisë deri tani janë konstatuar gjithsej 27.326 kundërvajtje për mosmbajtje të mbrojtjes personale për fytyrë, prej të cilave 444 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit, publikoi sot në profilin e tij të fejsbukut ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 99 kontrolle në objekte me ç’rast janë evidentuar objekte të cilat nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë.

“Në territorin e mbarë vendit gjithsej 197 personave u janë shqiptuar vendime për izolim, ndërsa katër persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim. Janë bërë kontrolle te personat në izolim dhe vetëizolim me ç’rast janë evidentuar dy persona që nuk i kanë respektuar këto masa”, publikoi Çulev.

Ministri Çulev në profilin e tij në Fjesbuk edhe një herë apelon deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë masat dhe të gjithë bashkërisht, siç ka shkruar ai, të kontribuojmë që sa më shpejtë të jetë e mundur jeta të kthehet në normalitet.

Comments are closed.