Shkup, 10 janar – Janë harmonizuar qëndrimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe ministres shtesë Sllavjanka Petrovska për shefat dhe zëvendësit e tyre shtesë në sektorët për punë të brendshme në Ohër, Shtip, Manastir, Veles, Strumicë dhe në Sektroin për punë të brendshme në Prilep, por jo edhe për shefat e SPB Shkup.
Nënshkrime për emërimin e shefave dhe zëvendësve shtesë të tyre, që bëhet në pajtim me Ligjin për Qeveri, ndërsa në kushte kur me vendin udhëheq Qeveria teknike, njëqind ditë para zgjedhjeve, Çulev dhe Petrovska, siç konfirmuan për MIA-n, burime mirë të orientuara, kanë vendosur për shefat dhe zëvendësit shtesë të SPB Ohër, Shtip, Manastir, Veles, Strumicë, Sektorin në Prilep, por edhe për pozitat udhëheqëse të Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në Byronë për siguri publike (BSP), Sektorin për shuarjen e krimit të organizuar dhe serioz në BSP, të Njësisë për polici intervente në SPB Shkup, si dhe për komandantin e njësisë për detyra speciale në Sektorin për operacione speciale policore në BSP.