Londër, 25 mars – Drejtori ekzekutiv dhe themelues i Fejsbukut, Mark Cukerberg sot u kërkoj falje britanikëve për shkak të “besimit të thyer”, lidhur me abuzimin e të dhënave personale të rreth 50 milionë shfrytëzuesve në rrjetin social nga ana e kompanisë “Kembrixh Analitika”.
Me kërkimfaljen të publikuar në të gjithë faqen në disa gazeta britanike, Cukerberg thekson se fejsbuku ka përgjegjësi t’i mbrojë informacionet e shfrytëzuesve, nëse nuk mund të bëjë këtë, atëherë edhe nuk e mertion besimin e tyre.
Ai pohon se të dhënat e miliona shfrytëzuesve në Fejsbuk në vitin 2014 kanë rrjedhur me ndihmën e programit që e ka përpunuar “një hulumtues universitar”.
Cukerberg në kërkimfaljen e tij të sotme u është falënderuar shfrytëzuesve që ende besojnë Fejsbukut dhe premton se do ta bëjë më të mirë.
Fejsbuk u gjet në goditje të kritikave në opinion pasi ishte publikuar se rrjeti social i kompanisë “Kembrixh Analitika” u ka dorëzuar të dhëna 50 milionë shfrytëzuesve të tij, pa dijeninë dhe miratimin e tyre.
Komisarja evropiane e Drejtësisë, të Drejtat e Konsumatorëve dhe Barazi Gjinore Vera Jourova sot në dektatën për BBC ka kërkuar nga Fejsbuku sqarim për abuzim të të dhënave personale të shfrytëzuesve të këtij rrjeti social.
Aji paralajmëroi se nesër do të dërgojë kërkesë zyrtare deri te Fejsbuku për sqarim të të gjithë rastit dhe sqarim nëse të dhënat personale të evropianëve pa dijeninë e tyre janë grumbulluar në mënyrë të pakontrolluar përmes rrjetit social.
Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, ish menaxheri i Fejsbukt Sendi Parakilas ka deklaruar se rrjeti social u ka vjedhur të dhëna personale shfrytëzuesve të tij madje edhe përmes lojërave duke shtuar se profilet në rrjetet sociale paraqesin “mall i cili për çdo ditë shitet”.
Parakilas, i cili në Fejsbuk ka punuar në vitin 2011 dhe 2012 si person përgjegjës për respektimin e të drejtave për mbrojtjen e të dhënave të shfrytëzuesve, në një deklaratë për “Uashington post” thotë se në atë kohël nuk ka qenë mjaft i shqetësuar për mbrojtjen e të dhënave, por se afera me “Kembrixh Analitika” e ka nxitur të flasë për këtë rast.
Sipas tij, të dhënat për shfrytëzuesit janë “vjedhur” edhe përmes numrit të madh të lojërave të popullarizuara në Fejsbuk, duke i përfshirë edhe “Kendi krash” dhe “Farmuil”.
Ai për “Ualington Post” thekson edhe një rast nga viti 2011, kur Fejsbuku ka zbuluar ekzistimin e aplikacionit të quajtur “Klout”, i cili në rrjetet sociale ka hapur profile pronarët e të cilëve janë prezantuar si fëmijë. Në këtë rast nuk është bërë fjalë për fëmijë të vërtetë, por për “profile të shpirtrave” të krijuara nga vetë aplikacioni mbi bazë të të dhënave të marra nga shfrytëzuesit të cilët e kanë përdorë aplikacionin “Klout”.
Sipas tij Fejsbuk nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këtë çështje, as ndërkaq e ka penguar “Klout” të vazhdojë të grumbullojë të dhënat e shfrytëzuesve.
Ai konsideron se fejsbuk asnjëherë publikisht nuk ka folur për këto probleme sepse nuk ka dashur që opinioni të kuptojë për “vrimën e madhe” dhe dobësitë në sistemin e obliguar për sigurinë e të dhënave.