Sofje, 6 nëntor – Bllokimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian nga ana e Bullgarisë do të paraqesë gabim të madh, sepse kjo ji vetëm që do t’u përgjigjet interesave kombëtare bullgare, por në afat të gjatë e dobëson pozitën e Sofjes në rajon, mendon kështu historiani bullgar Kiril Çukanov.
Ai në një kolumnë për Fakti.bg theksoi se qëndrimi i tillë i Bullgarisë nuk e ndryshon faktin për ekzistimin e kombit të tanishëm maqedonas dhe në mënyrë shtesë e përforcon identitetin maqedonas në bazë antibullgare.
“Mendoj se ka diçka që intelektualët liberalë thjeshtë refuzojnë ta kuptojnë. Nuk ka shanse të jemi vëllezër në fuqi. me forcë nuk ka bukuri. Nëse duam që vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoninë e Veriut të jenë të barabartë me ne, është e rendit që t’i trajtojmë në mënyrë të barabartë. Jo si fëmijë të vegjël, të cilët thjeshtë duhet të duhen, pa mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre”, shton Çukanov.
Sipas tij, Maqedonia nuk është vetëm një pleskavicë sharri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, raki Tikveshi dhe magjia e Liqenit të Ohrit, por para së gjithash, ajo është të gjithë njerëzit e saj, nga të cilët pjesa më e madhe “thjeshtë refuzojnë të definohen jashtë narativit antibullgar”.
Çukanov konkludon se, për fat të keq ngjarjet aktuale nuk shkojnë në shtesë të përshpejtimit të nevojshëm të përafrimit të dy vendeve.