Ankara, 5 qershor – Shërbimet zbuluese kanë filluar t’i shfrytëzojnë gazetarët në Turqi si agjentë, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu. “Kohëve të fundit në Evropë filloi një modë e re, në shërbimet private të fshehta filluan të shfrystëzohen gazetarë si agjentë në turqi”, tha Çaushogllu në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Zigmar Gaberiel. Në shkurt në Turqi ishte arrestuar korrespondenti i gazetës “Velt”, Deniz Juxhel. Ai është akuzuar për spiunazh. Në prill përkthyesja me shtetësi gjermane Meshale Tolu ishte arrestuar në Stamboll nën akuzë për kryerje të propagandës terroriste. Çaushogllu dhe Gabriel sot nuk arritën përparim lidhur me çështjen kyçe, lidhur me vizitën e deputetëve gjermanë në bazën ajrore ushtarake Inxhirlik, ku ka ushtarë gjermanë. Ndërkohë, u paraqitën informata se kryeministri turk Binali Jilldirim e ka anuluar takimin e planifikuar me Gabriel për shkak t programit të “stërngarkuar”.