Në epokën e internetit mjafton një ide e çmendur dhe njerëzit e duhur për të patur sukses. Në muajin mars një fermer nga Siberia u bë i famshëm në mbarë botën për shkak të shpullës së tij, që hidhte nokaut kundërshtarët.
Që prej asaj kohe në Rusi u krijua kampionati i shpullës, ku humb ai që bie përtokë, dorëzohet.
Duke marrë shkas nga suksesi i këtij “sporti” të ri, tani është krijuar edhe kampionati i shpullës në prapanicë për femra.
https://www.youtube.com/watch?v=T4K71lKpDuQ
Ky kampionat ka ndezur konkurrencën mes femrave që merren me palestër dhe stërviten rregullisht për trupin e tyre. Rregullat janë të thjeshta, godit sa më fort të mundesh, duro goditjet dhe personi që humbet është ai që humb ekuilibrin nga goditja.