Çudira nga Italia, klubi i Serisë A rikthen trajnerit që e shkarkoi para 1 muaji

Skenar i çuditshëm në Serinë A. Klubi i Breshas shkaroi para 1 muajit trajnerin Euxhenoi Korini, teksa së fundmi e ka rikthyer atë në skuadër duke zënë vendin e Fabio Grosos. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili zuri vendin e Korinit 1 muaj përpara, teksa çuditërisht drejtuesit e klubit kanë bërë një rokadë mes Grosos dhe Korinit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri pati sot një takim me drejtuesit rreth orës 14:30, teksa pak minuta më parë ka ardhur edhe shkarkimi i Grosos dhe zyrtarizimi i Korinit.

Një situatë me të vërtetë e rrallë, që një trajner i niveleve të larta, të shkarkohet para 1 muaji dhe të rikthehet në stolin e skuadrës vetëm 1 muaj më pas.

Korini do të prezantohet ditën e nesërme në orën 18:00. Mesa duket, drejtuesit e “dallëndysheve” janë peduar që e larguan trajnerin para 1 muaji, teksa vendosën t’a rikthenin sërish! Nën drejtimin e Grosos, Bresha regjistroi 3 humbje, duke pësuar 10 gola dhe duke mos shënuar asnjë!

Skuadra bardhekaltër në 13 javë kampionat ka arritur të sigurojë vetëm 7 pikë duke u pozicionuar në vendin e fundit!