Java e dytë e NFL-së (futbolli amerikan) e sezonit të ri 2018-2018 do të mbetet në histori. Në ndeshjen mes Buffalo Bills edhe Los Angeles Chargers (e fituar 31-20 nga kalifornianët) ndodhi diçka e padëgjuar më parë. Lojtari i Buffalos, Vontae Davis, vendosi të braktiste shokët e skuadrës në pushimin mes pjesëve duke u tërhequr përfundimisht nga futbolli amerikan. Një vendim i pabesueshëm, pasi më parë nuk kishte ndodhur kurrë një që lojtar të tërhiqej përfundimisht në mes të lojës. Shokët e tij të skuadrës nuk e pritën mirë vendimin, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes nisën polemikat. Të gjithë të apasionuarit e këtij sportiv, e jo vetëm, mbetën me gojë hapur kur dëgjuan rreth asaj që kishte ndodhur.
Vendimim e David e komunikoi për mediat shoku i tij i skuadrës, Lorenzo Alexander:
“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Veprimi i tij nuk tregon respekt karshi shokëve të skuadrës. Nuk i kishte thënë njeriu për këtë. E zbulova në pjesën e dytë kur më thanë: nuk do të dalë në fushë, është tërhequr.”
I befasuar u shpreh edhe trajneri i Buffalo Bills, Sean McDermott.
Pas garës, Vontae Davis ka publikuar një postim të gjatë në profilin e tij në Instagram, duke justifikuar veprimin e tij.
“Nuk ishte kjo mënyra sesi e imagjinoja tërheqjen nga NFL. Ku isha në fushë nuk ndihesha mirë dhe pyeta veten disa herë nëse ishte momenti për ta hedhur këtë hap. Është shumë e rëndësishme për familjen time që të tërhiqem tani, që jam në shëndet të plotë. Ishte një vendim tronditës, por jam në paqe me veten dhe familjen time.”