Sikurse ishte paralajmëruar, Ardian Cuculi do të luajë në radhët e Dritës së Gjilanit këtë sezon. Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e Kukësit, tashmë do ta vijojë karrierën në Superligën e Kosovës.Klubi i Dritës ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin shqiptar të lindur në Maqedoninë e Veriut, por njofton se prezantimi do të bëhet në ditët në vijim.