Shkup, 6 qershor – Ardian Cuculi mund të rikthehet në Shqipëri, por jo te Partizani. Në fakt për mbrojtësin kërçovar, i cili aktualisht është pjesë e KF Shkëndija, interesim ka shprehur skuadra e Flamurtarit, trajner i së cilës është Shpëtim Duro. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Panorama-sport”. Sipas kësaj gazete, trajneri Shpëtim Duro është i interesuar për mbrojtësin e majtë, i cili e njeh mjaft mirë Superligën e Shqipërisë, pasi ka luajtur më herët te skuadra e Partizanit, ndërsa aty u afrua pikërisht nga trajnerit Duro.
Gjasat për tu realizuar ky transferim janë të mëdha, duke marr parasysh se futbollistit nga Kërçova kontrata i ka skaduar dhe deri më tani nuk ka informacione se të dyja palët do të ulen për të rinovuar kontratën.
Ndryshe, kur jemi te Flamurtari, pas Duro ka marr premtime nga drejtuesit e skuadrës nga Vlora se në sezonin e ri do të komponojnë një ekip i cili do të synon kreun e tabelës. “Objektivin e parë unë e arrita. Flamurtari është në Superligë dhe unë kam hequr një siklet të madh. Flamurtari çdo vit është bërë për pretendent. Pavarësisht kontratës që unë kam edhe për një vit me Flamurtarin, do të largohesha nëse nuk do të punonim për ndërtimin e një ekipi pretendent. Idrizi më ka mbështetur në këtë pikë dhe jam unë ai që po bëj kontaktet me lojtarët. Por dua të them se nuk është e lehtë, pasi lojtarët që unë dua janë në kontratë me klube të tjera”, deklaroi për “Panorama-sport” Duro. (koha.mk)