Drita është skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën kësaj radhe në Ligën e Kampionëve. Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu do të marrë pjesë në rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.
Fillimisht, në një miniturne, Drita do të përballet me Inter d’Escaledes më 8 gusht, e pas tri ditësh, në rast të fitores, në finale luan me fituesin e ndeshjes Tre Fiori – Linfield. Saktësisht, në këtë miniturne që luhet në Zvicër marrin pjesë Drita, Inter d’Escaledes, Linfield dhe Tre Fiori. Në këtë fazë, Drita e ka futbollistin më të shtrenjtë.
Është Ardian Cuculi, mbrojtësi shqiptar i Dritës që e ka vlerën më të madhe në këtë fazë me plotë 350 mijë euro. Pas tij vijnë dy futbollistët e Linfieldit, Ryan McGivern dhe Chris Casement me 250 mijë euro, respektivisht 200 mijë.