Superderbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës i zhvilluar sot i ka takuar kësaj të fundit. Djelmoshat e Ardian Nuhiut siguruan një finale minimale, 1-0, falë një goli nga Ardian Cuculi, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. E pas ndeshjes, Cuculi ka dhënë një deklaratë interesante duke thënë: “Derbi ishte i rëndësishëm. Derbit duhet të fitohen dhe jo të luhen bukur”, u shpreh ai. “Ishte skemë e përgatitur dhe këtë fitore ia dedikoj tifozëve që ishin të mrekullueshëm”, shtoi Cuculi.