Shkup, 24 janar – Ndeshja kontrolluese me Cyrihun e Zvicrës rezultoi fatale për Ardian Cuculin që lëshoi lojën vetëm disa minuta pas startit shkaku i dëmtimit. Pas një dueli në minutën e dytë, mbrojtësi u ankua në lëndim që e pamundësoi të vazhdonte lojën, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se bëhet fjalë për distorzion të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së majtë. Nga klubi njoftojnë se parashihet një pauzë 10-të ditore, ndërsa ekzaminimet me ultrazë do të tregojnë shkallën e saktë të lëndimit. Gjithsesi pritet që Cuculi mos të humbasë shumë, përveç ndeshjeve kontrolluese, pasi edhe pse ndaras nga grupi ai do të vazhdojë terapinë intensive dhe njëkohësisht do të punojë në palestër dhe pishinë.