Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch, e ka pranuar se bashkëshortes së tij nuk i pëlqen futbolli, aspak saqë ajo nuk është në dijeni kur bashkëshorti luan. Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe ekipit kombëtar të Anglisë ka treguar sesi në një rast bashkëshortja e tij. Abbey Clancy, i kishte telefonuar 10 minuta para ndeshjes për ta pyetur se ku ishte, transmeton Gazeta Express. Në një intervistë për Guardian, ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Crouch ka folur për familjen duke thënë se edhe pse aspak e interesuar në futboll, Abbey është krenare me të arriturat e bashkëshortit.
“I kam ndërruar shpesh klubet si i ri, por tani që kam familje, nuk mund ta bëj. Shkoj në shtëpi për ta marrë fëmijën e madh nga shkolla. Jam shumë më i angazhuar tani seç do të kisha qenë sikur t’i kisha pasur ata në kohën kur udhëtoja shpesh me Anglinë dhe Liverpoolin”, tha ai.
“Është e dobishme që Abbeyt nuk i pëlqen futbolli, prandaj e kam më të lehtë t’u mos u kushtoj shumë vëmendje. Ajo është krenare me atë që e kam arritur, edhe pse një herë më ka thirrur vetëm 10 minuta para se të niste ndeshja për të më pyetur ku isha”, shtoi ai.