Fituesja e konkursit të bukurisë në Brazil, “Miss Bum Bum”, ka paditur Cristiano Ronaldon me pretendimin se e ka ngacmuar seksualisht edhe pasi u nda me futbollistin e famshëm. 26-vjeçarja Erika Canela thotë se mori mesazhe ofenduese dhe fyese, kur përfundoi marrëdhënien dymujore me “yllin” e Realit të Madridit. Ajo thotë se ka marrë mesazhe me epitete fyese dhe se do t’ia shkatërronte jetën. Avokatët e bukuroshes kanë nisur procedurat ligjore kundër Ronaldos dhe po kërkojnë dëmshpërblim, pasi veprimet ishin poshtëruese dhe kanë ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale të saj.