Hernan Crespo ka gjetur skuadër të re, duke marrë drejtimin e Defenca y Justicia në Argjentinë. Ish trajneri i të rinjve të Parmës apo Modenës, sezonin e shkuar ishte pjesë e Banfield, një eksperiencë që nuk eci mirë për ish-sulmuesin legjendar.
Crespo, menjëherë pasi vari “këpucët në gozhdë” iu përkushtua trajnimit, duke bërë që aventura e re në Argjentinë të jetë e katërta për të. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i ri argjentinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me Crespon që do të debutojë në pankinën e re kiundër Talleres Cordoba në shtëpi. Dfensa y Justica mban vendin e 16 në elitën e futbollit argjentinas.