Neymar nuk ishte i kënaqur me “Camp Nou”, pas “El Classico”. Në këpucët e tij kishte golin në dy raste, por nuk shënoi përsëri. Braziliani pa kartonin e pestë të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të La Liga, kundër Osasuna. Kjo i shtohet mungesës së tij të sanksionuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions-it, kundër Gladbach, çka do të rezultojë plot dy muaj thatësirë. Një situatë vërtet akuzuese për brazilianin. Ai, megjithatë, po ofron një nivel të mirë loje dhe kundër Real Madridit ishte më i miri nga MSN. Neymar asistoi Suarez në rastin e golit. Messi, meqë ra fjala, ka dhënë tashmë shtatë asiste në kampionat. Që nga ndeshja e 19 tetorit, sulmuesi brazilian nuk është kthyer më për të festuar një gol. Mungesa e tij kundër Gladbach dhe Osasuna e lënë Barcelonën pa Neymar deri në derbin katalanas. Ai do të kthehet më 18 dhjetor, pothuajse saktësisht dy muaj pas golit të tij të fundit. Kundër Espanyol, në një derbi, do të jetë momenti më i mirë për “Ney”, që të përpiqet e të mbyllë izolimin e tij në frontin e shënimit. Barça ka nevojë për atë më shumë se kurrë.