Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit lidhur me jetëgjatësinë e njerëzve. Shkurtimi i jetëgjatësisë prej 2 vjet e dy muaj në krahasim me nivelet e vitit 2019 është vënë re tek amerikanët. Të dhënat janë siguruar nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin.
“Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt COVID-19 tregon se sa shkatërruese dhe tronditëse ka qenë për shumë vende”, tha dr. Ridhi Kashyap një autor i studimit.
Jetëgjatësia tek burrat u ul më shumë krahasuar me gratë. Por COVID-19 me shifrat e fundit të raportuara mund të cilësohet si pandemia më e rrezikshme për njerëzimin pasi ishte më vdekjeprurësja në botë. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, që kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë.