Ndeshja mes Golasit dhe Sao Paulos në kampionatin brazilian u shty pak para fillimit të takimit pasi 10 lojtarë të klubit rezultuan pozitivë me COVID-19. Pak kohë para fillimit të ndeshjes të dielën, Golas njoftoi që ishte informuar se 10 prej 26 lojtarëve të skuadrës kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, 8 prej të cilëve ishte parapara të paraqiteshin si titullarë në ndeshjen nda Sao Paulos.
Për shkak se rezultatet e testimit u morën në më pak se 24 orë para takimit, ndeshja u pezullua. Lojtarët kishin filluar të bënin ngrohjet sepse ishte e paqartë fillimisht nëse ndeshja do të vazhdonte, derisa vendimi për shtyrje u mor pak para fillimit të sfidës.