Kërkesa për kanaçe alumini është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke nxitur firmat që të shtojnë kapacitetin e prodhimit. Ndërkohë që baret dhe restorantet në Shtetet e bashkuara u mbyllën, konsumatorët blenë pako të mëdha me pije në supermarket, sipas ekzekutivëve të sektorit. Shitjet e ushqimeve të konservuara u rritën gjithashtu. Kjo po i jep vrull zhvendosjes drejt kanaçceve të aluminit për pijet, larg shisheve plastike dhe të xhamit.
Prodhuesit thonë se kanaçet e aluminit kanë normë më të lartë të riciklimit se xhami dhe fabrika. Coca Cola bëri të ditur se produkte si “Minute maid” dhe “Cola Zero” mund të jetë e vështirë të gjenden në kanaçe, për shkak të ofertës së kufizuar. Zëdhënës të kompanisë thonë se pavarësisht shtimi të kapacitetit, kërkesa është ende shumë e lartë.
Shitjet me pakicë të pijeve në kanaçe, u rritën me 24% në Mars dhe kanë vazhduar trendin që prej atëherë. Pjesa e tregut të birrave në kanaçe në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 60% në 67% në tremujorin e parë dhe qëndroi në 65% në të dytin, pavarësisht rihapjes së disa bareve dhe restoranteve. “Crown Holdings”, një prodhues gjigant i kanaçeve në SHBA, deklaroi se e përballoi rritjen e kërkesës në Amerikën e Veriut duke importuar kanaçe nga Amerika Latine, ku kërkesa ra gjatë pandemisë.