Milani ishte në vështirësi gjatë ditëve të fundit për shkak se trajneri Stefano Pioli dhe ndihmësi i parë i tij, Murelli, ishin infektuar. Por, lajmi i mirë ka ardhur dhe ata janë shëruar nga Covid-19 dhe do të kthehen menjëherë nën urdhrat e skuadrës për të përgatitur ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Celtic për Europa Legaue. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kuqezi, që tregon edhe detajet.
“AC Milan njofton se trajneri Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij, Giacomo Murelli rezultuan negativë në tampinin e kryer dje. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë stërvitjen sot dhe nesër në mbrëmje ata do të jenë si zakonisht në stol në ndeshjen e Europa League mes Milanit dhe Celtic Glasgow”, shkruhet në komunikatën e kuqezinjve.