COVID-19, Recber është në gjendje të rëndë

76

Nuk ka lajme aspak të mira për Rustu Rechber. Gjendja e ish-portierit legjendar të Turqisë, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, vijon të keqësohet. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Turqia, ai për momentin është në terapi intensive, teksa gjendja e tij është kritike.

46-vjeçari doli pozitiv pas një udhëtimi që pati në SHBA. Zgjedhja e tij për të mos qëndruar në karantinë pas rikthimit shkaktoi shumë polemika.

Gjithsesi tani të gjithë tifozët bëjnë tifo për të, teksa Rustu po përballet me sfidën më të vështirë, që ka pasur deri më tani, që të qëndrojë ende në jetë.

Portieri legjendar mbahet mend në Kupën e Botës 2002, kur bëri një paraqitje spektakolare duke e ndihmuar Turqinë që të shkonte deri në gjysmëfinale.

Comments are closed.