13 ditë më pas, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus Mariano Diaz vazhdon të jetë i prekur me COVID-19 dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për sfidën ndaj Manchester City-t në Champions. 27-vjeçari nga Republika Dominikane, i është nënshtruar testit të radhës dhe përgjigja ka qenë sërish e hidhur.
Virusi nuk është larguar dhe Mariano Diaz ka qëlluar përsëri pozitiv. Lojtari i kampionëve të Spanjës do i nënshtrohet nesër një tjetër testi dhe shpreson që të dalë negativ më në fund. Për fat të mirë, familjarët e tij kanë qëlluar të gjithë negative në kontrollet e kryera.