Gjithsej 525 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të kaluara, derisa janë regjistruar 4.316 raste të reja të të infektuarve, është bërë e ditur nga zyrtarët italianë.
Është ky numër dukshëm më i vogël i të vdekurve dhe infektuarve krahasuar me të shtunën, kur u regjistruan 681 të vdekur dhe 4.805 të infektuar, raportojnë mediet italiane.
Që nga fillimi i pandemisë, në Itali janë regjistruar 128.948 raste të koronavirusit, derisa 15.887 persona kanë vdekur nga ky virus.