COVID-19, Murray rrezikon pjesëmarrjen në Australian Open

16

Andy Murray rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe tani rrezikon të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në Australian Open, ngjarja e parë Grand Slam e sezonit. Sipas raportimeve që vijnë nga shtypi britanik, Murray tashmë është në karantinë i vetizoluar, në shtëpi e tij, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë javë Murray duhej të udhëtonte në Melbourne, për Grand Slamin e parë të vitit, por tani ai do të duhet të shtyjë udhëtimin. Murray do të mund të niset vetëm kur të jetë plotësisht i sigurt dhe kur t’i jepet leja nga autoritetet përkatëse shëndetësore dhe qeveritare.