Shkup, 3 gusht – Covid-19 shkakton vdekje më të madhe te personat në moshën mbi 60 vjet dhe te personat me gjendje themelore mjekësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet dhe karcinom. Edhe më të moshuarit të cilët zakonisht kanë edhe komorbiditete të tjera, si dhe më të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje – mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe higjienë të shpeshtë të duarve, bëjnë thirrje nga Spitali i Specializuar për Mjekësi Gjeriatrive dhe Palliative “13 Nëntori” – Shkup, informon Koha.mk
Objektet për kujdes afatgjat, siç janë spitalet e gjeriatrisë, bujtinat për kujdes palliativ, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat rehabilituese, janë objekte të cilat kujdesen për njerëzit të cilët vuajnë nga komorbiditete të shumta dhe për këtë mbrojtja nga përhapja dhe transmetimi i Covid-19 është shumë e rëndësishme, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Personat të cilët mjekohen dhe qëndrojnë në institucione për kujdes afatgjat janë popullatë e ndjeshme e cila është e ekspozuar në rrezik më të madh për rezultat më të pafavorshëm dhe për infeksion për shkak të qëndrimit në afërsi të të tjerëve. Për këtë këto institucione duhet të marrin masa të veçanta të kujdesit që t’i mbrojnë shfrytëzuesit e tyre të shërbimeve dhe të të punësuarve. Veçanërisht është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit dhe aktivitetet e kontrollit mund të ndikojnë në shëndetin mental dhe mirëqenien e shfrytëzuesve të shërbimeve dhe të punësuarve, veçanërisht përdorimi i pajisjes personale mbrojtëse dhe kufizimit, gjegjësisht ndalesës së vizitorëve dhe aktivitetet grupore”, theksojnë nga spitali “13 Nëntori”.
Në këtë moment, siç theksojnë, në institucion ka kapacitet të plotë spitalor prej 300 shtretërve, ndërsa janë përmbushur gjithsej 269 shtretër. Po bëhen protokolle të ashpra dhe masa të përforcuara mbrojtëse për siguri si të shfrytëzuesve të shërbimeve, ashtu edhe të personalit spitalor. Pas ndërprerjes së shkurtër, tashmë nga 1 qershori institucioni filloi përsëri me pranim të pacientëve me procedurë të posaçme e cila përfshin trijazhë të shfrytëzuesve të shërbimeve me qëllim që të mbrohen mbrojtësit tjerë nga hyrja e virusit nga jashtë.
Spitali i specializuar “13 Nëntori” përgatiti dhe i zbaton udhëzimet të cilat sigurojnë kujdes të sigurt afatgjat të shfrytëzuesve të shërbimeve në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë sa i përket parandalimit përmes edukimit të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe personelit, shfrytëzim të detyruar të pajisjes personale mbrojtëse dhe higjienë të shpeshtë personale dhe dezinfektim, sa i përket vendosjes fizike dhe vendosjes së pacientëve dhe mënyrës së realizimit të aktiviteteve grupore, kontroll dhe mbikëqyrje të përforcuar për detektim të hershëm të ndonjë rasti eventual të të sëmurëve me Kovid-19, si dhe në krahasim me kujdesin për pacient me Kovid-19 dhe parandalim të transmisionit të mëtutjeshëm.
Me zbatim dinjitoz të të gjitha masave për mbrojtje nga përhapja e virusit, institucioni është i sigurt. Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 gjithsej të sëmurë të regjistruar në institucion ishin pesë të punësuar dhe katër shfrytëzues të shërbimeve, ndërsa respektimi dinjitoz i masave pengoi përhapjen e virusit në kuadër të institucionit, qëndron në kumtesë. (koha.mk)