Virusi COVID-19 vazhdon të marrë jetë. Legjenda e WWE-së, James “Kamala” Harris, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ish-ylli i mundjes spektakolare ka qenë pjesë e kompanisë së “Vince McMahon” në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta. Siç bëhet e ditur, ai ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga korovavirusi.
Bashkautori i autobiografisë së tij, Kenny Casanova, e ka konfirmuar lajmin në Facebook, duke thënë se fatkeqësisht spekulimet rezultuan të vërteta. “Fatkeqësisht, thashethemet ishin të vërteta. Për më keq, ishte korona që e mori. Ai ishte nga të mirët”, shkruan në njoftim. Një deklaratë zyrtare dhe një telegram ngushëllimi e ka lëshuar edhe WWE duke shprehur pikëllimin për vdekjen e Kamalas.